18 NËNTORI-DITA NDËRKOMBËTARE E ARTIT ISLAM !

Publikuar 5 muaj më parë

Organizata e Kombeve të Bashkuara Arsimore, Shkencore dhe Kulturore (UNESCO), ka miratuar një rezolutë për të shpallur 18 nëntorin, si Ditën Ndërkombëtare të Artit Islam.

Dita Ndërkombëtare e Artit Islam u shpall në sesionin e 40-të, të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, në vitin 2019. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për shprehjet artistike të kaluara dhe bashkëkohore të islamit, si dhe kontributin e kulturës dhe civilizimit përmes artit islam.

Agjenda e përkohshme e Konferencës së Përgjithshme thotë se qëllimi i kësaj dite ndërkombëtare është që të inkurajojë vlerësimin e Islamit, të kaluarën dhe atë bashkëkohorë, si dhe të kuptojë rolin e artit islam në frymëzimin e lëvizjeve të tjera artistike.

Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Artit Islam jo vetëm që inkurajon vlerësimin e artit islam, i cili ka frymëzuar lëvizje të tjera artistike, por gjithashtu kontribuon në llojllojshmërinë kulturore, lirinë e shprehjes, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe për dialogun ndër-kulturor. Shënimi i kësaj dite është gjithashtu një mënyrë për të nxitur tolerancën midis njerëzve dhe për të mbështetur afrimin kulturor, e që të dyja këto janë të mundshme përmes fuqisë së artit.

Më tej, përmes kësaj dite synohen të mbrohen dhe të promovohen muzetë, koleksionet dhe laramania  tyre së bashku me statusin e artistëve.

UNESCO inkurajon të gjithë që të bashkohen përmes aktiviteteve të ndryshme, të tilla si debatet, konferencat, punëtoritë, ngjarjet kulturore, prezantimet, ekspozitat etj., ngase ka shumë për të mësuar, ndarë dhe festuar në Ditën Ndërkombëtare të Artit Islam.

Arti islam përshinë një sërë fushash artistike, duke përfshirë arkitekturën, kaligrafinë, pikturën, xhamitë, qeramikën dhe tekstilet, si dhe qilimat dhe qëndisjet.

Rëndësi të veçantë fetare në artin islam iu kushtohet kaligrafisë dhe elementeve arkitektonike.

Ndryshe nga arti i krishterë, arti islam nuk është i kufizuar në punën fetare, por përfshinë të gjitha traditat artistike në kulturën myslimane. Thirrja e saj tejet e fortë, tejkalon kohën dhe hapësirën, si dhe ndryshimet në gjuhë dhe kulturë. Kjo për shkak të tipareve të përbashkëta në të gjithë artin islam, gjë që i japin asaj një koherencë të jashtëzakonshme, pavarësisht nga vendi apo koha në të cilën u krijua. Megjithatë, ekzistojnë karakteristika të forta rajonale, por edhe ndikimet nga kulturat e tjera janë gjithashtu të dukshme.

A1info