18 KORRIKU-DITA NDËRKOMBËTARE E NELSON MANDELËS

Publikuar 1 vit më parë

Nelson Mandela ishte president i Afrikës Jugut dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej personave ne ngjyrë në Afrikë.

Ai lindi në Afrikën e Jugut më 18 korrik të vitit 1918 dhe në nderim të datës së lindjes së tij Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2009 ka vendosur që 18 korriku të jetë Dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës.

Mandela është fitues i çmimit Nobel për Paqe për kontributin që dha ndaj diskriminimit racor.

Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi i burgosur, për aktivitetin e tij politik. Ai 67 vjet i kaloi në shërbim publik, ndërsa qytetarët e Afrikës së Jugut bëjnë çdo 18 korrik 67 minuta punë në komunitet.

Pas një rrugëtimi të gjatë në burgje  dhe presionit ndërkombëtar në vitin 1990 ai u lirua pa kushte.

Në vitin 1993 fitoi çmimin Nobel, ndërsa në vitin 1994 ai u zgjodh presidenti i parë me ngjyrë në vend, në një proces të rregullt dhe demokratik.

Në vitin 1999 ai dha dorëheqje nga posti i presidentit, por vazhdoi angazhimin e tij publik në organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut.

Mandela vdiq pas një sëmundjeje të gjatë më 5 dhjetor 2013 në shtëpinë e tij në Johannesburg.

A1info