13 VJET NGA VDEKJA E POETIT ALI PODRIMJA

Publikuar 11 muaj më parë

Më 21 korrik 2012 – Vdes në moshën 69 vjeçare, Ali Podrimja. Podrimja, ishte një poet shqiptar. Ai lindi në Gjakovë, në atë kohë pjesë e Shqipërisë së kontrolluar nga Italia. Podrimja, konsiderohej nga shumë njerëz si përfaqësuesi më tipik i vargjeve moderne shqiptare në Kosovë dhe ishte padyshim poeti kosovar me reputacionin më të gjerë ndërkombëtar.

Ende me mister vdekja e Ali Podrimjes, i cili ishte zhdukur për tre ditë dhe më tej u gjet të shtunën nga policia franceze në qytetin Lodev në një pyll pranë një lumi, i vdekur.

Por misteri shtohet edhe më shumë për vetë faktin se po në Francë, para 30 vjetësh Ali Podrimja kur ishte plot 40 vjeç, humbi të birin e tij atëherë 10 vjeç. Lumi atëherë u gjet i vdekur duke dërrmuar shpirtin e të atit.

Dhe Lumi që u zhduk atëherë sot do të ishte 40 vjeç, ose po aq sa ishte i ati Aliu, kur përjetoi humbjen e tij.

Lumi e ka pasur emrin djali i tij i cili vdiq në moshë shumë të re. Ai vuante nga kanceri dhe u kurua në Francë. “Lum Lumi” është libri ku Podrimja shkruan për marrëdhëniet e tij me djalin. Dhe vdekjen për koiçidencë e gjen pranë një lumi.
Vitet e fundit Poeti Podrimja ishte prekur nga sëmundja e Alzaimerit, sëmundja e dobësimit serioz të kujtesës.

Ali Podrimja, poeti i mirënjohur shqiptar u gjet i vdekur, pa shenja dhune, në breg të një lumi në qytetin francez Lodev, pas një mungese treditore.

Poeti Ali Podrimja kishte humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij nga data 18 korrik, në kohën kur po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodève.

A1info