13 TETORI-DITA NDËRKOMBËTARE E NDËRGJEGJËSIMIT NDAJ FATKEQËSIVE…
Marrë shkas nga thirrja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 1989, për të pasur një ditë ku vëmendja e shoqërisë në rang global të përqendrohej tek mundësia dhe aftësia që kanë njerëzit apo komunitetet në mbarë botën, që të zvogëlojnë ekspozimin e tyre ndaj fatkeqësive, 13 tetori u shënua në kalendar, si një ditë që shërben për të rritur ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e frenimit të riskut ndaj këtyre fatkeqësive.
Fatkeqësitë natyrore nuk kanë kufij, kërkojnë veprime të vërteta dhe konkrete mbi klimën apo ngrohjen globale dhe politika të dakortësuara, prandaj dhe edicioni i vitit 2021 fokusohet në objektivin e 6-të të Kuadrit Sendai, që ka të bëjë me “bashkëpunimin ndërkombëtar për vendet në zhvillim për të zvogëluar riskun dhe humbjet nga katastrofat”, nëpërmjet motos ”Të gjithë bashkë”.
A1info