13 SHKURTI DITA NDËRKOMBËTARE E RADIOS
13 Shkurti është caktuar si Dita Botërore e Radios sepse në këtë datë të vitit 1946 Kombet e Bashkuara kanë themeluar Radion zyrtare. Kjo datë u miratua nga UNESCO më 3 nëntor 2011 në Konferencën e 36-të, pas propozimit fillestar të bërë nga Spanja.
Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon në fjalët e tij për radion ka pohuar se radioja luan një mision të mirëfilltë në argëtim, edukim, informim, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.
Në komunën e Preshevës nuk është paralajmëruar ndonjë aktivitet për nder të kësaj date.
a1info