13 minutat vendimtare rreziku për astronautët e Artemis II ende nuk ka kaluar
Katër astronautët e misionit të NASA-s NASA në programin Artemis II janë shumë afër përfundimit të udhëtimit të tyre rreth Hënës, por faza më e rrezikshme e misionit ende nuk ka përfunduar, raportoi NBC.
Ekuipazhi i përbërë nga Reid Wiseman, Christina Koch, Victor Glover dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen pritet të rikthehet në Tokë të premten në mbrëmje, pas rreth 10 ditësh në hapësirë.
Kapsula “Orion” do të nisë hyrjen në atmosferën e Tokës rreth orës 7:53 pasdite (koha amerikane), duke hyrë në një fazë intensive rikthimi që zgjat më pak se 15 minuta, por që konsiderohet vendimtare për suksesin e misionit.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, kapsula pritet të ulet në Oqeanin Paqësor rreth orës 8:07 pasdite, pranë zonës së San Diegos.
“Janë 13 minuta gjërash që duhet të shkojnë mirë”, tha Jeff Radigan, drejtori i fluturimit për Artemis II, gjatë një konference për shtyp të enjten, duke theksuar kompleksitetin e rikthimit në atmosferë.
Rihyrja në atmosferë mbetet një nga fazat më të rrezikshme të fluturimeve hapësinore, pasi kapsula mund të përballet me temperatura që arrijnë rreth 5,000 gradë Fahrenheit ndërsa kalon përmes shtresave të dendura të ajrit.
NASA thekson se pikërisht këto 13 minuta janë momenti kritik ku çdo sistem duhet të funksionojë në mënyrë perfekte për të garantuar një ulje të sigurt në Tokë.