12 KORRIKU-DITA E MALALAS
12 Korriku është Dita e Malalas. Kjo ditë nderon aktivisten Malala Yousafzai. Ajo mbron të drejtat e vajzave për shkollim. Kjo datë përkon me ditëlindjen e saj. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e shpalli këtë festë në vitin 2013.
Malala është nga Pakistani. Talebanët donin ta vrisnin atë në vitin 2012. Ata e qëlluan në kokë kur ajo po udhëtonte me autobus për në shkollë. Ajo mbijetoi. Pasi u shërua, Malala u bë zëri më i fuqishëm për shkollimin e çdo vajze në botë.
Ajo fitoi edhe Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2014. Ajo ishte atëherë vetëm 17 vjeçe. Malala u bë personi më i ri në histori që fiton këtë çmim.
a1info