10 TETORI-DITA BOTËRORE E SHËNDETIT MENDOR
Dita Botërore e Shëndetit Mendor shënohet më 10 tetor dhe është fushata më e rëndësishme vjetore globale që synon ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor. Ajo shënohet në të gjitha kontinentet dhe pothuajse në të gjitha vendet përmes ngjarjeve dhe programeve lokale, rajonale dhe kombëtare.
Shëndeti mendor është një komponent thelbësor në strukturën komplekse të shëndetit të njeriut. Pa shëndetin mendor një person nuk mund të konsiderohet i shëndetshëm.
Shëndeti mendor nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e sëmundjes, por me aftësinë për të qenë funksional dhe i plotësuar (ka të bëjë me aftësitë e një individi për të menduar, për të mësuar, për të kuptuar dhe jetuar me emocionet e veta dhe reagimet e të tjerëve).
Shëndeti mendor luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e marrëdhënieve, lejon të përshtatemi me ndryshimet që ndodhin në jetë, si dhe të përballojmë fatkeqësitë.
Shëndeti mendor na shqetëson të gjithëve. Edhe problemet e vogla të shëndetit mendor i shkaktojnë dhimbje personit dhe mjedisit të tij, duke i shqetësuar dhe duke vështirësuar jetësën e tyre.
A1info