10 MAJI- DITA E PROMOVIMIT TË AKTIVITETIT FIZIK
Dita e Botërore e Promovimit tё Aktivitetit Fizik i referohet aktivitetit fizik tё moderuar deri nё intensiv tё çfarёdo lloji, qё çdo njeri mund ta realizojё kudo me qёllim pёrmirёsimin e shёndetit.
Një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë në mbarë botën është aktiviteti fizik i pamjaftueshëm. Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm shton rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet jo të transmetueshme siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti. Po ashtu aktiviteti fizik kontribuon në parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme.
Globalisht, 1 në 4 të rritur nuk është aktiv sa duhet.
Më shumë se 80% e adoleshentëve në botë nuk janë fizikisht aktivë sa duhet.
Shtetet anëtare të OBSH-së kanë rënë dakord të zvogëlojnë aktivitetin fizik të pamjaftueshëm me 10% deri në vitin 2025.
Sipas OBSH-së, aktivitet fizik quhet çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt që kërkon shpenzime të energjisë, përfshirë këtu aktivitetet e ndërmarra gjatë punës, lojës, kryerjes së punëve shtëpiake, udhëtimit dhe angazhimit në aktivitete krijuese.
A1info