1 TETORI-DITA BOTËRORE E TË MOSHUARVE
Me qëllim të sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar për rritjen e pjesëmarrjes së grupmoshave të vjetra (moshuara) në popullsinë e përgjithshme dhe pasojave nga një zhvillim i tillë ,me qëllim të zhvillimit të një shoqërie për të gjitha moshat, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 14 dhjetor 1990 vendosi 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, si vazhdimësi e planeve dhe nismave, siç ishte Plani Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin, i cili u miratua në vitin 1982 në Vjenë.
Data 1 Tetor është vendosur si Dita Botërore e të Moshuarve. Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik dhe natyror gjatë të cilit ndodhin një sërë ndryshimesh. Shumë të moshuar janë aktivë dhe plotësisht të pavarur deri në fund të jetës së tyre.
Moshim nuk do të thotë paaftësi, sëmundje apo dënim.
Çdo vit, tematika e Ditës Botërore të të Moshuarve është e ndryshme. Tematika e këtij viti është:
Prek të ardhmen, evidento talentet, kontributet dhe pjesёmarrjen e të moshuarve në shoqëri!
Dita e këtij viti do të shërbejë për të mundësuar dhe përhapur kontributet e të moshuarve në familje, komunitete dhe në gjithë shoqërinë. Nëse do të fokusohemi në një rrugë e cila do të mbështesë plotësisht dhe efektivisht pjesëmarrjen e të moshuarve, kjo duhet të bëhet në përputhje me të drejtat bazë, nevojat dhe preferencat e tyre.
Këtë vit tematika do të nënvizojë lidhjen midis evidentimit të talenteve dhe kontribuimit të të moshuarve.
A1info