1 MARSI-DITA NDËRKOMBËTARE E PËRDORIMIT TË KARROCAVE!

Publikuar 5 muaj më parë

Kjo ditë rikthen në vëmendje qasshmërinë në çdo institucion, shkollë dhe hapësirë publike: barrierat nuk janë te karroca, por te ambienti që na rrethon

Më 1 mars shënohet Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës, një ditë që na fton të ndalemi dhe ta shohim realitetin pa zbukurime: jo të gjithë e përjetojnë qytetin, shkollën, spitalin, punën apo shërbimet publike me të njëjtën lehtësi.

Për shumë qytetarë, një shkallë e vetme mund të jetë “mur”. Një trotuar i zënë, një rampë e munguar, një ashensor jashtë funksionit, një derë e ngushtë apo një banjo e papërshtatur – mjaftojnë që lëvizja të shndërrohet në sfidë të përditshme. Prandaj, kjo ditë është më shumë se një datë në kalendar: është një kujtesë për dinjitet, pavarësi dhe barazi./Telegeafi/