đź”´ 550 MijĂ« Euro nĂ« Dy Muaj – Akuzat e Mendurim PreshevĂ«s ndaj Ragmi MustafĂ«s pĂ«r ShpĂ«rdorim tĂ« ParasĂ« Publike

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, Maj 2025 – Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës për Ndryshim, Mendurim Presheva, ka ngritur akuza të forta ndaj Ragmi Mustafës, i cili qëndron në krye të të ashtuquajturit “Organ i Dhunshëm” në Komunën e Preshevës.

Sipas Preshevës, gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2024 janë shpenzuar afro 550 mijë euro nga buxheti komunal, një shifër që ai e cilëson si “marramendëse dhe makabre” për një komunë me përmasa dhe gjendje ekonomike si ajo e Preshevës.

“Asnjëherë më parë nuk është regjistruar një shpërdorim kaq brutal i parasë publike,” – u shpreh Presheva në një deklaratë publike. Sipas tij, fondet janë maskuar si investime në “infrastrukturë”, por realisht janë kanalizuar në zhavor, pllaka betoni dhe rregullime të sokaqeve me interesa politike, në përpjekje për të shndërruar paratë publike në vota.

Ai shtoi se, përtej shpërdorimit financiar, është rikthyer në mënyrë të paligjshme edhe një numër kontratash të ndërprera që në vitin 2022 nga Këshilli Komunal, duke e quajtur këtë një kthim mbrapa në praktika të dëmshme dhe të kundërligjshme.

Presheva përmbylli deklaratën e tij duke e akuzuar Partinë për Veprim Demokratik (PVD) për bashkëpunim në këtë veprimtari, duke e cilësuar këtë si një “shkelje të rëndë të besimit qytetar”.

A1 info