🔥 Presheva në flakë, Ardita Sinani në det – mungon në detyrë në kohë emergjence

Publikuar 1 vit më parë

Ndërkohë që fshatrat Corroticë, Shoshajë dhe Reincë janë përfshirë nga zjarre të rrezikshme, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ndodhet në pushime në bregdetin shqiptar, sipas burimeve të A1 Info.

Në situata të jashtëzakonshme, ligjërisht dhe funksionalisht, përgjegjësja kryesore dhe shefja e shtabit të emergjencës në nivel lokal është kryetarja e komunës. Por në këtë rast, Sinani jo vetëm që nuk ndodhet në terren, por as nuk ka ndërprerë pushimet për të kërkuar ndihmë apo për të koordinuar reagimin lokal.

Ironikisht, kur bëhej fjalë për emërimin e drejtorëve komunalë, ajo kërkonte ndërhyrje nga organet qendrore, por tani – kur qytetarët e saj janë në rrezik të drejtpërdrejtë – ajo hesht dhe qëndron larg nga përgjegjësia.

Presheva po digjet dhe kryetarja e komunës nuk ndodhet as fizikisht, as moralisht në detyrë. Kjo papërgjegjësi e thellë kërkon sqarim të jmenjëhershëm dhe llogaridhënie.

A1 info