📰 “Qytetarët vlerësojnë veprimin e Kryeshefit të Administratës Komunale për vendosjen e disiplinës në punë
Predhevë – Është për t’u vlerësuar veprimi i Kryeshefit të Administratës Komunale, i cili ka filluar përpjekjet për të vendosur rregull dhe për të parandaluar sistemin e shfrenuar e të pakontrolluar që për vite me radhë ka rënduar mbi qytetarët.
Qytetarët e Preshevës shpesh janë ankuar për mungesë të disiplinës dhe vonesa në administratë, duke u detyruar të paraqiten që në orët e hershme të mëngjesit për të marrë shërbime bazë.
“Kam ardhur disa herë në orën shtatë të mëngjesit për të marrë një dokument, por shpesh nuk kam gjetur askënd në zyrë. Tani po shohim që ka lëvizje dhe kjo na jep shpresë se më në fund dikush po kujdeset për ne,” – tha një qytetar për median tonë.
Kryeshefi, sipas burimeve brenda administratës, ka kërkuar përkushtim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë punonjësit, me qëllim që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë të shpejta, korrekte dhe në përputhje me ligjin.
Ky veprim është mirëpritur nga banorët, të cilët e shohin si një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të besimit në institucionet komunale.