📰 Presheva mes investimeve dhe shkatërrimit: Kur mungon vetëdija, dështojnë edhe projektet

Publikuar 6 muaj më parë

Nga: Redaksia A1info

Në Preshevë, çdo pushtet, pavarësisht kritikave të shumta që i hidhen, ka sjellë diçka – një investim, një projekt, apo një iniciativë që në letër synon përmirësimin e jetës qytetare. Shembulli më i freskët është nënshkrimi i marrëveshjes nga kryetarja aktuale për rregullimin e një parku me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Por, historia e Preshevës na ka mësuar se problemi nuk qëndron te mungesa e investimeve, por te mungesa e funksionimit të hierarkisë dhe vetëdijes kolektive.

Një hierarki e shkatërruar nga korrupsioni dhe epshi për pushtet

Institucionet lokale në Preshevë prej vitesh janë pre e një sëmundjeje të vjetër: politizimit ekstrem.

Kryetarët, kryeshefat, drejtorët – shumica prej tyre nuk vijnë në pozita për shkak të meritës apo përvojës profesionale, por për shkak të besnikërisë partiake dhe lidhjeve personale.

Ky është momenti kur shteti lokal ndalon së funksionuari.

Vendimmarrja zëvendësohet nga frika për të mos humbur postin, urdhrat për punë zëvendësohen nga urdhra për lojalitet, dhe ndershmëria zëvendësohet nga heshtja.

Në këtë realitet, çdo përpjekje për të vendosur rend, pastërti dhe rregull shihet si kërcënim politik.

Një urdhër për pastrimin e hapësirave publike mund të kthehet në “armikësi”, sepse pastërtia nuk i sjell vota, por tenderët po.

Mbeturinat në afërsi të shkolla dhe bari i pakositur me vite që nga rregullimi i këti trotoari

Kështu, hierarkia institucionale është shkatërruar nga korrupsioni dhe etja për pushtet – një etje që nuk njeh as qytet, as shoqëri, as vlera.

Kur qytetari bëhet pjesë e problemit

Fatkeqësisht, përgjegjësia nuk qëndron vetëm te politikanët.

Në Preshevë, shumë qytetarë, për të shmangur pagesën e parkingut, e parkojnë veturën mbi trotuar, duke bllokuar fëmijë, nëna me karroca, apo persona me nevoja të veçanta.

Uzorpimi i parkingu, shkatërrimi i hapsirës gjlbëruese dhe mosmirmbajtja nga udhëheqësit!

Këta qytetarë nuk janë të ardhur nga jashtë; janë tanët – mësues, intelektualë, besimtarë që shkojnë në xhami apo prindër që dërgojnë fëmijët në shkollë.

Por pyetja është: çfarë shembulli japim ne, kur e mohojmë të drejtën e tjetrit për të ecur i lirë në trotuar?

As Beogradi nuk i ka sjellë këto mbeturina, as ndonjë armik imagjinar. Ato janë pasqyrë e mungesës sonë të vetëdijes qytetare që përbëjmë Preshevën me 98 përqin shqiptarë dhe besimit islam!

Nëse një popull nuk e respekton hapësirën publike, ai nuk mund të kërkojë zhvillim, sepse qytetaria fillon aty – në rrugë, në sjellje, në ndërgjegje.

Një shoqëri tallava prodhon një udhëheqje tallava

Presheva nuk është e varfër në investime – është e varfër në dashuri për veten.

Në çdo periudhë qeverisjeje ka pasur projekte, por asnjë prej tyre nuk ka qëndrueshmëri sepse nuk ekziston kultura e mirëmbajtjes, përgjegjësisë dhe kontrollit.

Papastërtia si mungesë e vetëdisimi dhe mosfunksionimit të institucioneve

Kur qytetarët heshtin për parregullsitë dhe i justifikojnë ato për “interesa të mëdha”, kur intelektualët mbyllin sytë përballë padrejtësive, dhe kur besimtarët e harrojnë drejtësinë në jetën publike – atëherë nuk kemi shoqëri, por turmë që ecën pa drejtim.

Kjo është arsyeja pse nga një shoqëri tallava lind një udhëheqje tallava.

Dhe derisa ne të mos ndryshojmë si qytetarë, do të vazhdojmë të jemi të pakënaqur me udhëheqësit që vetë i kemi prodhuar.

Koha për një vetëdijesim kolektiv

Presheva ka nevojë për më shumë se investime – ka nevojë për zgjim qytetar.

Nevojitet që çdo individ të kuptojë se përgjegjësia për pastërtinë, për respektin e ligjit, për ruajtjen e hapësirave publike nuk është e kryetarit, por e secilit prej nesh.

Pa këtë vetëdije, çdo projekt do të përfundojë si të mëparshmit – i braktisur, i shkatërruar dhe i harruar.

Vetëm atëherë kur ne si qytetarë të Preshevës të fillojmë ta duam vendin jo me fjalë, por me veprime, do të fillojë edhe ndryshimi i vërtetë.

Sepse, në fund të fundit, shtetin dhe qytetin nuk e bën pushteti – e bën vetëdija e qytetarit.

#Presheva #Editorial #Vetëdijesim #KritikëQytetare #Përgjegjësi #Zhvillim