📰 NË VATIKAN, MUHARREM SALIHU PRITET NGA DEKANI I TRUPIT DIPLOMATIK, ME RASTIN E ZGJEDHJES SË PAPËS LEONI
Vatikan, Në një ditë me rëndësi të veçantë për botën katolike, me rastin e zgjedhjes së Papës Leoni, Muharrem Salihu zhvilloi një vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë, ku u prit nga Imzot Peter Rajič, Nunc Apostolik dhe Dekan i Trupit Diplomatik të akredituar pranë Republikës së Italisë.
Takimi u mbajt në një atmosferë të jashtëzakonshme shpirtërore dhe diplomatike, duke përçuar mesazhin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërkombëtar. Si përfaqësues i lartë i Selisë së Shenjtë, Imzot Rajič luan një rol kyç në forcimin e dialogut ndërkombëtar dhe diplomacisë shumëpalëshe, përmes Trupit Diplomatik të Italisë.
“Në këtë ambient të jashtëzakonshëm, pata privilegjin të pritesha nga Shkëlqesia e Tij, Imzot Peter Rajič. Një takim me domethënie të thellë, ku dimensioni diplomatik bashkohet në mënyrë të natyrshme me vlerën universale të besimit,” – u shpreh Salihu pas vizitës.
Ky moment përkon me një zhvillim historik në Vatikan – zgjedhjen e Papës Leoni, duke i dhënë kështu vizitës një simbolikë të dyfishtë: shpirtërore dhe diplomatike.
A1 info