🎨 Xhevdet Dula ekspozon në Preshevë: “Identitet & Kujtesë”
Preshevë – Në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë mirëpriti ekspozitën personale të artistit të njohur Xhevdet Dula, me titullin “Identitet & Kujtesë”.
Salla e ekspozitës u mbush me dashamirës të artit, figura të jetës publike dhe përfaqësues politik, të cilët kontribuan në krijimin e një atmosfere të veçantë dhe festive. Punimet e Dulës, përmes ngjyrave dhe motiveve të veçanta, rrëfyen historinë, identitetin dhe shpirtin shqiptar të Luginës së Preshevës.
Mirënjohje u shpreh për Shtëpinë e Kulturës dhe drejtorin Naser Nuredini për mbështetjen, si dhe për kuratorin Naser Shatrolli për bashkëpunimin e përkushtuar. Falënderime u dhanë gjithashtu kryetares së Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, për pjesëmarrjen, dhe të gjithë të pranishmëve që kontribuan në madhështinë e ngjarjes.

Ekspozita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me përkrahjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Një mbrëmje e mbushur me art, emocione dhe krenari, që vendos në qendër identitetin tonë dhe i jep zë kujtesës kolektive.

