đ Ardita Sinani merr pjesĂ« nĂ« hapjen e KonferencĂ«s sĂ« 8-tĂ« tĂ« AmbasadorĂ«ve
Me ftesë të Shkëlqesisë së saj, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Ardita Sinani pati nderin të marrë pjesë në hapjen e këtij forumi të rëndësishëm diplomatik.
Ky forum përbën një platformë të vlefshme për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve diplomatikë dhe institucioneve tona, duke krijuar mundësi të reja për adresimin e çështjeve me rëndësi për Luginën e Preshevës.
Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të komunitetit tonë.