🇽🇰🇺🇸 Gino Mulliqi, me prejardhje nga Kosova, zgjidhet kryetar komune në qytetin Wylie, Teksas

Publikuar 1 vit më parë

Wylie, Texas – 30 maj 2025

Në një zhvillim që shënon një tjetër sukses të jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gino Mulliqi, me prejardhje nga Kosova, është zgjedhur kryetar i komunës së qytetit Wylie, në shtetin e Teksasit.

Zgjedhja e Mulliqit erdhi pas votimit unanim nga anëtarët e këshillit komunal të qytetit, i cili numëron rreth 60,000 banorë dhe ndodhet në pjesën verilindore të Teksasit. Ai pason në këtë pozitë Tem Jeff Forrester, të cilin e falënderoi për shërbimin dhe udhëheqjen gjatë mandatit të tij.

“Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për ish-kryetarin e komunës, Tem Jeff Forrester, për shërbimin e tij dhe udhëheqjen e qëndrueshme. Jeff ka dhënë një shembull të fortë dhe jam mirënjohës për themelet që ka hedhur”, tha Mulliqi në një postim në rrjetet sociale.

Në fjalën e tij të parë pas emërimit, Mulliqi theksoi përkushtimin për të udhëhequr me integritet, transparencë dhe bashkëpunim, duke premtuar se do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Wylie-t.

“Është një nder i madh të kem mundësinë t’i shërbej këtij komuniteti të jashtëzakonshëm. Jam i përkushtuar që këtë rol ta kryej me ndershmëri dhe përkushtim të plotë.”

Zgjedhja e Mulliqit në një pozitë të tillë të rëndësishme në nivel lokal në SHBA vlerësohet si një tregues i integrimit dhe suksesit të komunitetit shqiptar, veçanërisht atij me origjinë nga Kosova.