🇯🇵 Japonia thyen rekordin botëror të shpejtësisë së internetit: mbi 1 milion gigabit për sekondë
Tokio, Qershor 2025 – Studiuesit japonez kanë vendosur një rekord të ri botëror në shpejtësinë e transmetimit të të dhënave përmes internetit, duke arritur një shpejtësi mahnitëse prej 1.02 petabit për sekondë (Pb/s), që përkthehet në rreth 127.500 gigabajt për sekondë.
Ky arritje u realizua nga ekipi i Institutit Kombëtar të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (NICT) në Japoni, përmes një kablli ultra-modern me 19 bërthama të fibrës optike, duke bërë të mundur një transmetim të të dhënave në një distancë prej mbi 1.800 kilometrash, pa humbje të ndjeshme të sinjalit.
“Kjo teknologji mund të revolucionarizojë mënyrën si transmetohet informacioni në të ardhmen, duke e hapur rrugën për internet super të shpejtë dhe efikas për brezat e ardhshëm”, thuhet në deklaratën zyrtare të institutit.
Edhe pse aktualisht kjo shpejtësi nuk është e disponueshme për përdoruesit e zakonshëm, teknologjia e përdorur mund të shërbejë si bazë për rrjete të internetit ultra të shpejta në dekadën e ardhshme, duke mbështetur zhvillime në inteligjencë artificiale, realitet virtual, dhe komunikim satelitor.
Raporton Fiber Broadband Association transmeton A1 info.