🇪🇺 Presheva – Ambasadori i BE-së takohet me Kryetaren Ardita Sinani: BE po e ndjek me vëmendje gjendjen në Luginë
Preshevë, 5 qershor 2025 – Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, priti sot Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Sh.T. z. Emanuele Giaufret, i cili vizitoi qytetin në kuadër të angazhimeve të tij për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Në takim u trajtuan çështje kyçe si:
Pasivizimi i adresave, Diskriminimi në punësim dhe përfaqësim, Mosnjohja e diplomave nga Kosova dhe zvarritja e nostrifikimeve, Mungesa e investimeve kapitale dhe moszbatimi i marrëveshjeve politike, Pengesat për fondet nga Kosova dhe mohimi i simboleve kombëtare.
Kryetarja Sinani theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga BE dhe kërkoi mbështetje për fazën e dytë të projektit të ujësjellësit, si dhe për finalizimin e zonës industriale, duke theksuar rëndësinë jetike të këtyre projekteve për qytetarët.
Ambasadori Giaufret siguroi se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë në zbatimin e Planit 7-Pikësh, përmes grupeve punuese funksionale dhe dialogut institucional, duke theksuar se BE po ndjek nga afër situatën në Luginë dhe është e përkushtuar për përmirësimin e saj.
A1info