đŸŸ„ Ragmi Mustafa reagon ndaj vendosjes sĂ« flamurit serb nĂ« ZhunicĂ« – heshti ndaj emĂ«rimit tĂ« tij nga Ivica Daçiç

Publikuar 1 vit më parë

ZĂ«vendĂ«skryetari i KomunĂ«s sĂ« PreshevĂ«s, Ragmi Mustafa, ka reaguar pas vendosjes sĂ« flamurit shtetĂ«ror tĂ« SerbisĂ« nĂ« objektin e shkollĂ«s fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, nĂ« paralelen e ndarĂ« nĂ« fshatin ZhunicĂ«.

Në reagimin e tij, Mustafa e ka cilësuar këtë veprim si provokim politik dhe tentativë për shpërqendrim nga krizat që ka Serbia në qendrat e saj urbane.

đŸ—Łïž “Sot, mĂ« 19 maj 2025, persona tĂ« paidentifikuar dhe pa paralajmĂ«rim vendosin flamurin serb nĂ« objektin e shkollĂ«s shqipe nĂ« fshatin ZhunicĂ«. Kjo shkollĂ«, si paralele e ndarĂ« e shkollĂ«s ‘Prof. Ibrahim Kelmendi’ me seli nĂ« PreshevĂ«, nuk ka asnjĂ« nxĂ«nĂ«s serb. TĂ« gjithĂ« janĂ« shqiptarĂ«. Fshati ZhunicĂ« Ă«shtĂ« i banuar pothuajse tĂ«rĂ«sisht nga shqiptarĂ« – nuk ka mĂ« shumĂ« se 5 serbĂ« nga gjithsej rreth 1.800 banorĂ«.”

Mustafa thekson se gjatĂ« 80 viteve tĂ« funksionimit tĂ« kĂ«saj shkolle nuk Ă«shtĂ« vendosur asnjĂ«herĂ« flamur – as shqiptar, as serb, dhe veprimet e tilla pa asnjĂ« konsultim me pushtetin lokal apo KĂ«shillin KombĂ«tar Shqiptar, pĂ«rbĂ«jnĂ« ngacmim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« politik.

đŸ—Łïž “Ky Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« transferuar krizĂ«n politike tĂ« SerbisĂ« nga Beogradi, Novi Sadi, Nishi apo Kragujevci, nĂ« vendbanimet shqiptare tĂ« LuginĂ«s,” ka deklaruar ai.

Mustafa ka bërë thirrje që nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë të tregojnë maturi dhe të mos provokohen nga këto veprime.

🛑 MegjithatĂ«, ky reagim i tij vjen nĂ« kontrast me heshtjen e tij kur vetĂ« u emĂ«rua nĂ« pozita e kryetarit tĂ« organit tĂ« pĂ«rkohĂ«shĂ«m nga strukturat shtetĂ«rore serbe, pĂ«rfshirĂ« ministrin Ivica Daçiç.

Në përmbyllje të reagimit, Mustafa kërkon angazhim të menjëhershëm nga faktori ndërkombëtar dhe ai shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

📌 a1 info