📰 ZYRTARE: Faton Peci del i pari në Mitrovicë pas numërimit të votave të diasporës
Pas numërimit të votave të ardhura nga diaspora, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur rezultatet përfundimtare për komunën e Mitrovicës.
Sipas rezultateve të konfirmuara, Faton Peci ka dalë i pari me gjithsej 15,745 vota, duke u renditur përpara Arian Tahirit, i cili ka marrë 15,629 vota.
Këto rezultate përfshijnë edhe votat e ardhura nga diaspora, të cilat kanë qenë vendimtare për përcaktimin e fituesit në këtë komunë.
Ky rezultat e konfirmon Faton Pecin si kandidatin më të votuar në Mitrovicë, pas përfundimit të procesit të plotë të numërimit të votave brenda dhe jashtë vendit.