📰 Lajm i madh: Siria njeh Republikën e Kosovës! 🇽🇰🇸🇾

Publikuar 11 muaj më parë

Me mbështetjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot në Riad u arrit marrëveshja historike nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës.

Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin e tij për njohjen e Kosovës dhe për mbështetjen ndaj popullit tonë. Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë kaluar rrugë të vështira dhe kanë sakrifikuar shumë për liri e pavarësi. Kjo njohje e ndërsjellë është një akt që simbolizon jo vetëm sovranitetin shtetëror, por edhe respektin ndaj sakrificës së brezave të tërë që luftuan për të jetuar të lirë.

Një mirënjohje e veçantë shkon për Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili me vizionin dhe përkushtimin e tij bëri të mundur këtë hap historik mes dy shteteve tona mike. 🇽🇰🇸🇦

Me këtë vendim, Kosova tashmë njihet nga 120 shtete sovrane. Republika jonë po ecën përpara me vendosmëri, dhe asgjë nuk mund ta ndalë!