📚 Nga Malësia e Bujanocit, urimi i kryetarit për fillimin e vitit shkollor

Publikuar 10 muaj më parë

Në ditën e parë të vitit shkollor, kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, zgjodhi të ngjitet në Malësinë e Bujanocit – aty ku zemra e arsimit dhe e qëndresës rreh më fort.

Nga shkolla “Migjeni” në fshatin Muhoc, ai uroi nxënësit, arsimtarët dhe prindërit për një vit të mbarë, të mbushur me dije, suksese e gëzim. Pajaziti dha kurajë nxënësve që vazhdojnë të jetojnë e të mësojnë në vatrat e tyre shekullore, duke theksuar se pranë tyre do të jetë gjithmonë mbështetja e komunës.

“Këta fëmijë, me buzëqeshjen e tyre të pastër, janë forca dhe e ardhmja jonë. Malësia heroike do të vazhdojë të jetojë përmes tyre,” – u shpreh kryetari për A1 info.