🇽🇰 Shqiprim Arifi reagon pas dorĂ«heqjes sĂ« Memli Krasniqit: “Disa dorĂ«heqje nuk janĂ« shenjĂ« dobĂ«sie, por vetĂ«dijeje”

Publikuar 11 muaj më parë

Ish kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si një akt vetëdijeje dhe përgjegjësie të lartë politike.

“Disa dorëheqje nuk janë shenjë dobësie, por vetëdijeje. Nuk janë ikje, por kthim në thelb. Kur një njeri ndalet për të lëshuar rrugë, ai në fakt dëshmon se e kupton peshën e përgjegjësisë jo si privilegj, por si barrë që duhet bartur me nder e maturi”, shkruan Arifi në reagimin e tij.

Sipas tij, vendimi i Krasniqit për t’u tërhequr nga drejtimi i PDK-së tregon një filozofi të rrallë politike në hapësirën shqiptare — atë të ndërgjegjes dhe reflektimit.

“Ndonjëherë, për të ecur përpara, duhet të bësh një hap mbrapa. Për të ringritur, duhet të dish të ndalesh. Dhe për të ruajtur frymën e një partie që ka qenë ndër më të mëdhatë të vendit, duhet t’i japësh asaj hapësirë të marrë frymë që përmes ndryshimit të brendshëm të rinovohet e përmes reflektimit të forcohet”, shkruan më tej ai.

Në përfundim, Arifi thekson se partitë, ashtu si njerëzit, nuk bien kur ndalen për të reflektuar, por kur u mungon guximi për ta bërë këtë.

“Vetëm kur drejtuesit zgjedhin ndërgjegjen mbi pozitën, atëherë ata e çojnë më tej parimin e shërbimit, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj vlerave. Shembull për çdo vend e çdo provincë që i duhet shkundur pluhuri i mentalitetit farsë, të ngurtë e pa vizion!”, përfundon reagimi i Shqiprim Arifit.