🇭🇷 Zadra nderon shqiptarët: rrugë me emrat e Gjergj Kastriotit, Mësuesit Shqiptar dhe Bregdetit

Publikuar 10 muaj më parë

Qyteti i Zarës (Zadar) në Kroaci ka nderuar komunitetin shqiptar duke emërtuar disa rrugë në lagjen historike të arbanasëve. Rrugët tashmë mbajnë emra simbolikë për historinë dhe kulturën shqiptare, si “Gjergj Kastrioti”, “Mësuesi Shqiptar” dhe “Rruga e Bregdetit”.

Në këtë lagje prej shekujsh jetojnë arbanasët, shqiptarët e vjetër të Zarës, të cilët kanë ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre. Ky vendim i autoriteteve kroate shihet si një gjest mirënjohjeje për rolin e tyre në jetën kulturore e shoqërore të qytetit.

Përveç Gjergj Kastriotit, si simbol i lirisë shqiptare, pritet që në të ardhmen rrugët e Zarës të mbajnë edhe emra figurash të tjera të mëdha të kulturës kombëtare, si Gjergj Fishta, i njohur si “Homer i shqiptarëve”.