🇪🇺 Ambasadori i BE-sĂ« viziton Bujanocin – Pajaziti: Bujanoci meriton tĂ« jetĂ« qytet evropian!

Publikuar 1 vit më parë

Bujanoc, 5 qershor 2025 – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sh.T. z. Emanuele Giaufret, realizoi sot një vizitë zyrtare në Bujanoc, ku u prit nga kryetari i komunës, z. Arbër Pajaziti.

Kjo vizitë u vlerësua si mundësi konkrete për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ngritur çështje të rëndësishme për qytetarët e komunës.

Kryetari Pajaziti theksoi:

“Barazia në përfaqësim është themel i çdo shoqërie demokratike dhe standard i domosdoshëm për çdo vend që synon integrimin evropian. Bujanoci ka kapacitete të mëdha për zhvillim, por për këtë na duhet mbështetje institucionale, investime të huaja dhe klimë e favorshme për biznes.”

Ai foli edhe për rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës, projekteve të ujësjellësit, ndriçimit publik dhe zhvillimit të zonës industriale. Një falënderim i veçantë iu drejtua BE-së për mbështetjen në përmirësimin e kushteve të banimit për kategoritë më të margjinalizuara.

“Bujanoci duhet t’i ngjajë qyteteve evropiane – nga pamja urbane deri te funksionimi institucional. Me ndihmën e miqve tanë evropianë, kjo është e realizueshme,” përfundoi Pajaziti.