🇩🇪 Vizitë avokuese në Berlin për Luginën e Preshevës – Takime të rëndësishme me deputetë dhe përfaqësues të MPJ gjermane

Publikuar 1 vit më parë

Berlin, 7 korrik 2025 – Në kuadër të vizitës treditore për avokimin e çështjes së Luginës së Preshevës, deputeti i Serbisë së bashku me Enkel Rexhepin dhe të shoqëruar nga Drita dhe Flora, zhvilluan sot tre takime kyçe në Berlin.

Në takim me Peter Beyer, deputet dhe anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme të Bundestagut, dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë me z. Niels von Redecker, drejtor i Divizionit për Ballkanin, i shoqëruar nga znj. Katalina Karsai, referente për Shqipërinë, u diskutuan temat politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, si dhe diskriminimi shtetëror që shqiptarët e këtij rajoni kanë përjetuar gjatë viteve.

Gjithashtu, në selinë e Fondacionit Friedrich Ebert (Friedrich-Ebert-Stiftung), delegacioni u takua me znj. Helene Kortlander, ku u theksua nevoja për shtrirjen e veprimtarisë së këtij fondacioni edhe në Luginën e Preshevës.

Delegacioni shprehu falënderime të veçanta për Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Faruk Ajeti, për angazhimin dhe mikpritjen gjatë vizitës.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, zoti Enkel Rexhepi.

Vizita do të vazhdojë të martën me takime të tjera në kuadër të fushatës avokuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.