🇩🇪🎓 Ish-kryetari i Kuvendit, Sami Salihu, në mbrojtjen e doktoratës së Shpresim Sadikut në Universitetin Teknik të Berlinit
Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu, ka marrë pjesë në mbrojtjen e temës së doktoratës së Shpresim Sadikut, e zhvilluar në Universitetin Teknik të Berlinit (Technische Universität Berlin) – një ndër institucionet më të njohura dhe prestigjioze të shkencave natyrore në Evropë.
Në një postim të tij, Salihu ka shprehur kënaqësinë e veçantë për këtë ngjarje akademike, duke e cilësuar suksesin e Sadikut si një arritje të jashtëzakonshme të një të riu të talentuar nga Lugina e Preshevës.
“Pata kënaqësinë e veçantë të marr pjesë në mbrojtjen e temës së doktoratës së Shpresim Sadikut, e cila u zhvillua në Universitetin Teknik të Berlinit, një nga institucionet më prestigjioze të shkencave natyrore në Evropë. Një arritje e jashtëzakonshme e një të riu të talentuar nga Lugina e Preshevës, i cili në një moshë kaq të re arriti majat e shkencës në fushën e inteligjencës artificiale,” – ka shkruar Salihu.

Aktualisht, Shpresim Sadiku punon në Institutin e Inteligjencës Artificiale në Berlin, ku vazhdon kontributin e tij shkencor në këtë fushë që po përcakton të ardhmen e teknologjisë dhe inovacionit global.
Në fund të reagimit të tij, Sami Salihu ka theksuar se ndjen krenari si bashkëvendës dhe si shqiptar i Luginës, duke e cilësuar suksesin e Sadikut si një shembull frymëzues për brezin e ri të shqiptarëve në Luginë dhe diasporë.
“Krenar si bashkëvendës dhe si shqiptar i Luginës që sheh brezin e ri duke ndriçuar me dije, punë dhe vlera,” – ka përfunduar Salihu.
📸 Foto dhe burimi: Facebook / Sami Salihu
#Preshevë #LuginaePreshevës #Berlin #SamiSalihu #ShpresimSadiku #Sukses #Akademi #InteligjencaArtificiale #Krenari