❗Kritikohet kryetarja Sinani për mungesë përgjegjësie pas mos­pjesëmarrjes në Beograd – publikon udhëzues informativ për pronat

Publikuar 1 vit më parë

Pas editorialit kritik të portalit A1info, që vuri në pah mos­pjesëmarrjen e kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, në takimin e mbajtur në Beograd, ku po bëhen përgatitjet e para për procesin e legalizimit të objekteve, kryetarja ka reaguar në profilin e saj zyrtar duke publikuar një udhëzues për regjistrimin e pronës. https://a1info.news/editorial-ardita-sinani-heshtje-qe-i-sherben-asimilimit-administrativ-te-shqiptareve-ne-presheve

/https://a1info.news/editorial-ardita-sinani-heshtje-qe-i-sherben-asimilimit-administrativ-te-shqiptareve-ne-presheve/

Në vend që të përfaqësonte komunën në takimin ku diskutohej një proces i rëndësishëm për qytetarët e Preshevës, Sinani ka zgjedhur të ndajë në rrjetet sociale materiale të përgatitura nga faqja zyrtare shtetërore svojnasvome.gov.rs, duke i prezantuar si nismë të komunës.

Në publikimin e saj, ajo shkruan:

📣 UDHËZUESI PËR REGJISTRIMIN E PRONËS – Pronarë në pronën e vet

“Komuna e Preshevës ka përgatitur një udhëzues praktik për të gjithë qytetarët që ende nuk e kanë të regjistruar pronën e tyre.”

Materiali përmban përgjigje për pyetje bazike si:

Çka paraqet regjistrimi i pronës? Si të regjistrohet prona? Kur fillon procesi? Çfarë duhet të përgatisin qytetarët deri në nisjen e regjistrimit?

Në fund, është përfshirë linku zyrtar i qeverisë serbe dhe një numër kontakti për ndihmë:

🔗 svojnasvome.gov.rs

📞 011 777 3899

Kjo lëvizje e Sinanit është parë nga disa si përpjekje për ta arsyetuar mos­pjesëmarrjen në një takim me peshë për procesin e legalizimit, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si mungesë serioze të përgjegjësisë institucionale ndaj interesave të qytetarëve të komunës së Preshevës.

Postimi i plotë i Ardita Sinanit https://www.facebook.com/share/p/1Hvk2Fbt1D/?mibextid=wwXIfr