⚠️ Paralajmërim për kushte të pafavorshme të motit në Komunën e Preshevës (07–10 janar 2026)

Publikuar 9 muaj më parë

Paralajmërim për kushte të pafavorshme të motit në Komunën e Preshevës

Për territorin e Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Komunën e Preshevës, gjatë periudhës 07–10 janar 2026 priten kushte të pafavorshme të motit, sipas paralajmërimeve zyrtare të Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme dhe Institutit Republikan Hidrometeorologjik.

Sipas këtyre paralajmërimeve, priten reshje bore, paraqitje e akullit dhe shiut të ngrirë, si dhe temperatura të ulëta, të cilat mund të shkaktojnë vështirësi në qarkullim rrugor dhe probleme të mundshme në furnizimin me energji elektrike.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ofrojnë ndihmë për personat e moshuar dhe kategoritë në nevojë. Ndërkohë, shërbimet komunale dhe strukturat përgjegjëse janë në gjendje gatishmërie për përballimin e situatës.

Thuhet në njoftimin e Enver Aliut.