⚖️ Vdekja e prokurorit serb Vukçeviq risjell në kujtesë proceset e montuara ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Pas ndarjes nga jeta sot të Vladimir Vukçeviqit, prokurorit të parë për krime lufte në Serbi, në moshën 75-vjeçare, opinionit shqiptar i rikthehet vëmendja tek disa nga rastet më të kontestuara të drejtësisë serbe.

Vukçeviq, i cili do të mbahet mend si prokurori nën mandatin e të cilit u arrestuan Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç, kishte ngritur aktakuza kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në vitin 2008, ai nënshkroi aktakuzën për “Grupin e Gjilanit”, një proces që në realitet konsiderohet i montuar, ku të gjithë të akuzuarit ishin shqiptarë nga Presheva. Ata u akuzuan për krime të supozuara lufte, por më vonë u liruan për shkak të mungesës së provave të besueshme.

Në proces ishte i involvuar edhe një bashkëpunëtore nga Presheva, e identifikuar me nofkën “Bozhur 50”, i cili nga prokuroria u bë dëshmitar i mbrojtur. Ai ishte fqinj me disa nga të arrestuarit dhe dyshohet se kishte dhënë informacione të manipuluara kundër tyre, duke kontribuar në natyrën e montuar të procesit.
Në prag të zgjedhjeve në maj të vitit 2012, Vukçeviq ngriti aktakuzë edhe ndaj tetë personave të tjerë, pesë prej të cilëve u arrestuan nga Policia serbe nën dyshimet për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2001 midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe. Arrestimet shkaktuan reagim të fortë nga udhëheqësit politik shqiptarë në komunat me shumicë shqiptare dhe, pas hetimeve, të gjithë të arrestuarit u liruan, duke treguar natyrën e montuar të procesit.
Për shumë shqiptarë në Luginën e Preshevës, këto raste mbeten simbol i drejtësisë së mohuar dhe përdorimit të gjykatave për qëllime politike, në një kohë kur ende mungon përgjegjësia për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të viteve 1999–2001.
📸 Burimi: Danas.rs, BBC në serbisht
https://www.danas.rs/vesti/drustvo/preminuo-vladimir-vukcevic/